E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adoleshenti aksidenton një familje, 3 viktima

Romë, 7 shkurt, NOA - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e
kaluar në Itali ku një djalë rumun 17-vjeç duke drejtuar një furgon ka
aksidentuar disa familjarë.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur
kryefamiljari rreth 41-vjeç dhe është plagosur gruaja dhe djali i tij të cilët
janë transportuar menjëherë për në spital.

Policia bën të ditur se është bërë i mundur
arrestimi i autorit të ngjarjes dhe një personi të dytë që ndodhej në vendin e
pasagjerit.

Gjithashtu policia bën të ditur se po punon për
zbardhjen e ngjarjes.

f.sh/noa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›