E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nafta poshtë, dollari lart

Çmimi i naftës ka rënë ndërsa vlera e dollarit
amerikan është rritur nga shqetësimet për forcimin e rimëkëmbjes së ekonomisë
globale.

Në bursën e Nju Jorkut, një fuçi nafte u tregua për 71.19 dollarë, ndërsa vlera
e dollarit arriti nivelin më të lartë krahasuar me euron në tetë muajt e
fundit.

Për dollarin amerikan, viti 2009 ishte vit i
rënieve dhe i ngritjeve, derisa Shtetet e Bashkuara e luftuan recesionin më të
thellë për disa dekada.

Në fillim të krizës globale financiare, në
fund të vitit 2008, dollari fillimisht kishte fituar në vlerë, derisa
investitorët ishin larguar nga tregjet me rrezikshmëri për sigurinë relative të
monedhës së Shteteve të Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›