Adoleshenti akuzon miqtë e David Braun për abuzime rrënqethëse
TIRANE- Një adoleshent i abuzuar seksualisht në qendrën “Fëmijët e tij” të administruar nga David Braun ka ardhur nga Amerika për të dëshmuar në procesin penal ndaj 2 anglezeve Dino Kristodulos dhe Robin Arnold. Fëmija përmes video konferënces në Gjykatë ka deklaruar se miqtë e Braun e kanë dhunuar seksualisht, madje duke përdorur ndaj tij dhe dhunë.
Adoleshenti ka qënë vetëm 10 vjec kur është strehuar në qendër dhe për një vit rresht ai është torturuar dhe abuzuar në mënyra rrënqethëse. Në proces ka dëshmuar edhe një shtetas amerikan i cili e ka birësuar të miturin pas tmerreve të përjetuara në qendrën që cilësohej si bamirëse. Dëshmite e sjella në këtë seancë gjyqësore rëndojnë akuzën ndaj 2 të pandehureve për abuzime me fëmijët e qendrës, së cilës iu vu kyçi pas zbulimit të skandalit.
(m.a/News24/BalkanWeb)