E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, projekt për pastrimin e kështjellës së Gjirokastrës

GJIROKASTER- Nis pastrimi i bimësisë te skarpatet e Kështjellës së Gjirokastrës.
Projekti, nismë e organizatave joqeveritare dhe Bashkisë së qytetit të gurtë tashmë ka nisur dhe në terren duke mundësuar zbatimin e tij. Vlera e projektit arrin në 

4 mijë dollarë dhe qëllimi i tij është heqja e bimësisë përreth kalasë dhe rrugës që të con aty.
Ndërhyrja u bë e mundur pasi bimësia ishte kthyer burim lagështire duke rrezikuar murte e kalasë, ku në disa vende kishte pësuar dhe carje. 

Aktualisht ndërhyrja ka nisur me injektimin e herbicidive në zonë për të eleminuar bimësinë e egër që ka vite që ekziston përreth kalasë. Procesi pritet të zgjasë 10 ditë, deri në heqjen e plotë të bimësisë në territorin përreth kalasë, në funksion të ruajtjes së biodiversitetit dhe fizionomisë së monumentit më të rëndësishëm të qytetit të Gjirokastrës.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›