E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyt femijen se nuk duronte te qarat

Korce- Nje nene "moster", ka rrahur barbarisht dhe me pas ka mbytur foshnjen e saj 1 vjec e 6 muaj, pasi nuk duronte dot te qarat e tij. Ngjarja e rende ka ndodhur ne fshatin Zemblak te komunes Pojan te qytetit te Korces. Sonila Lumi 23-vjece ka rrahur femijen e saj, Kristianon 18 muajsh, pasi nuk arrinte dot ta pushonte nga te qarat. Ne momentin kur eshte derguar nga e ema per ne spital, bluzat e bardha e kane vene ne dijeni ate se foshnja kishte vdekur. Eduart Hoxhalli, i ati i femijes e ka akuzuar gruan e tij, per vdekjen e te birit. Lumi akuzohet nga policia se ka konsumuar vepren penale te "vrasjes me dashje ne rrethana te tjera cilesuese".
Ngjarja
Ora shenonte 12:00, kur prinderit e foshnjes, Sonila Lumi 23 vjece dhe Eduart Hoxhalli, 27 vjec, e kane derguar femijen e tyre ne spital, pasi femija nuk merrte e jepte shenja jete. Mesohet se 23-vjecarja nga Bilishti, e cila prej disa kohesh bashkejetonte me Hoxhallin, me te cilin kishte femijen, ka qene vetem ne banese, ndersa 27-vjecari kishte dale me bagetine, pasi punonte si coban. Pas tre oresh, kur Hoxhalli ka mberritur ne banese, gruaja e ka vene ne dijeni se femija e tyre ishte semure. Menjehere prinderit e kane derguar ate ne spitalin e Korces, por mjeket thane se foshnja kishte vdekur perpara se te mberrinte ne spital. Mjeket kane konstatuar shenja te dukshme dhune ne gjoksin dhe fytin e foshnjes, madje sipas tyre ne qafe dukeshin ende shenja gishterinjsh. Ne momentin qe bluzat e bardha i kane komunikuar vdekjen e femijes, i ati Eduart Hoxhalli, ka akuzuar gruan e tij per kete ngjarje. Pas kesaj ngjarje, mjeket kane lajmeruar uniformat blu ne lidhje me femijen qe kishte ardhur i vdekur, duke raportuar edhe per shenjat e dhunes qe kishte ne trup. Mesohet se kete fakt e ka pohuar edhe vete 27-vjecari, i cili e kishte gjetur te birin te nxire ne shtrat. Menjehere femija eshte derguar ne morg, ku i eshte nenshtruar ekspertizes mjeko-ligjore.
Hetimet
Ekspertet mjeko-ligjore kane kryer ekzaminimet e tyre tek femija 1 vjec e 6 muaj, ku ka rezultuar se Kristiano ka pasur shenja te goditjeve ne fytyre dhe ne gjoks, ndersa mendohet se nena e ka goditur me grushta. Po ashtu femijes i jane gjetur edhe shenja te dukshme gishterinjsh ne fyt, c'ka hedh dyshime se nena e ka mbytur ate. Grupi hetimor i cili po heton kete ngjarje, ka arritur ne perfundimin se fillimisht nena ka ushtruar dhune mbi femijen dhe me pas i ka vene duart ne fyt, duke i marre frymen deri ne vdekjen e tij. Sonila Lumi eshte arrestuar nga policia per akuzen e "vrasjes me dashje ne rrethana te tjera cilesuese". Burime nga policia kane bere me dije se bashkeshorti i saj eshte marre ne pyetje nga policia, duke sqaruar se gruaja e tij nuk i ka treguar se kishte ushtruar dhune ndaj femijes, por i ka kerkuar ta cojne ate ne spital pasi nuk eshte mire me shendet.
Denoncimi
Sipas burimeve nga Policia e Korces, ka qene i ati i femijes ai qe ka drejtuar gishtin tek gruaja e tij ne lidhje me vdekjen e te birit. Mesohet se Sonila Lumi i kishte treguar Eduart Hoxhalli se femija ishte semure dhe jo qe e kishte rrahur dhe mbytur ate.
Akuza
Pas ekspertizes mjeko-ligjore te kryer femijes, policia ka arrestuar nenen 23-vjecare, duke e akuzuar ate per vepren penale te "vrasjes me dashje ne rrethana te tjera cilesuese". Ne ditet ne vazhdim gruaja do te perballet me gjykaten.
Dy peshkataret u gjeten ne Han te Hotit
Shkuan per peshkim, mbyten ne liqen
Shkoder-Dy peshkatare te cilet kishin vetem pak ore qe kishin dale per peshkim ne liqenin e Shkodres, jane gjetur te mbytur. Burime zyrtare te policise se ketij qarku, bene te ditur se jane lajmeruar per dy trupa te pajete te gjetur mbi liqen, ne vendin e quajtur Hani i Hotit. Menjehere ne vendngjarje kane shkuar forcat e policise, te cilat kane konstatuar se behej fjale per dy peshkatare banore te zones, Gjovalin Smajli 40 vjec dhe Nikolin Shabi 18 vjec, banues ne Hot, komuna Kastrat e Malesise se Madhe. Per nxjerrjen e trupave te tyre nga uji, ne ndihme te policise se zones, kane shkuar edhe polumbare te Malit te Zi. Trupat e dy peshkatareve jane gjetur ne vendin quajtur Livadi i Luke Smajlit, rreth 50 metr larg bregut te liqenit. Policia ka marre ne pyetje te aferm te viktimave, te cilet kane deklaruar se dy peshkataret kishin dale per peshkim me varke rreth ores 03.00 te mengjesit te djeshem dhe nuk ishin kthyer me. Por nuk dihen se ne c'rrethana varka e tyre eshte permbysur duke zene poshte trupat e dy peshkatareve. Nje grup hetimor eshte ngritur per kete ngjarje dhe po kryen te gjitha veprimet proceduriale per zbardhjen e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›