E Diel, 1 Nëntor 2026

Adonis: Duhen ndryshuar bazat e shoqërive arabe, sidomos atyre fetare dhe kulturore

30-09-2011 / Gazeta 55

Flet poeti i madh sirian, në mesin e të preferuarve për Nobelin

Ali Ahmad Said id Esber, i shikon pranverat arabe me interes të madh, por pa harruar problemet. “Ndryshimi i pushtetit nuk është i mjaftueshëm, duhen ndryshuar bazat e këtyre regjimeve, që janë fetare e kulturore. Rruga është ende e gjatë”, shton ai. Ai është një poet i madh, i respektuar si një flamur kulturor në të gjithë botën arabe edhe pse i padukshëm për ultra-fetarët. Emri i tij ligjor nuk do të thotë shumë, përkundrazi, nuk thotë asgjë, saqë ndonjëherë është e vështirë për ta gjetur në hotele. Për të gjithë, është Adonisi, atë që zgjodhi kur vendosi t’i drejtohet mitologjisë greke për të nënshkruar shkrimet e tij. 81 vjeç, i lindur në një fshat sirian, është rritur në Damask, ka punuar në Liban dhe prej kohësh jeton në Paris. Pas një mërgimi të gjatë, tani mund të kthehet jo vetëm në vendin e tij, por në të gjithë botën arabe, e cila nuk ia ka kursyer kritikat, madje dhe mjaft të ashpra.
Adonis, poezia juaj është e rrënjosur në Mesdheun para-monoteist. Ju dikur më thatë se është e nevojshme një kritikë radikale e monoteizmit, sepse që aty lindin diktaturat. Si e gjykon një poet ankthin e lirisë që duket se pushton botën arabe?
“Arabët, siç dihet, janë të lidhur me poezinë më shumë se sa audienca perëndimore. Kjo është tradita jonë dhe pse kultura jonë është kryesisht gojore, pikërisht siç është në rrënjët e në origjinën e saj poezia. Unë nuk e konsideroj veten një poet “i përkushtuar” ideologjikisht. Jam në fushën e përgjegjësisë njerëzore, pra përsa i përket njeriut, lirisë së tij, hapjes së tij ndaj botës. Kam respekt maksimal për fenë: nuk jam kundër besimit të njerëzve. Kritika imë ime nuk është në planin e fesë, por në planin filozofik”.
Çfarë shihni në ngjarjet e viti 2011, nga Tunizia në Damask?
“Përtej rezultateve ka aspekte mjaft interesante. Njerëzit nuk kanë më frikë dhe shoqëritë tona, bota jonë ka nevojë pikërisht për këtë. Po ndodh diçka e re dhe e pazakontë dhe pse mbetet frika e një rikthimi në fundamentalizëm. Ju e dini që unë radikalisht jam kundër në këtë drejtim”.
Një pranverë e paqartë?
“Le të themi se ekzistojnë shqetësime. Për shembull: nuk flitet për lirinë e grave. Nuk flitet për politikë kulturore dhe aq më tepër për sekularizëm, por poezia nuk ka një rol direkt në të gjithë këtë. Ajo mund të nxisë njerëzit të kuptojnë më mirë. Ajo nuk i ndryshon gjërat, por vepron mbi marrëdhëniet mes fjalëve e gjërave, krijon një të re në çdo kohë dhe lexuesi mund të gjejë në të stimulin për të ndryshuar edhe ai”.
Ju një herë e keni përcaktuar poezinë “një lumë që gërryen shtratin e tij”. Përkthyesi juaj gjerman ju ka akuzuar për “skepticizëm të rehatshëm” kur, në fund të gushtit, ju u nderuat në Gjermani me çmimin prestigjioz Gëte.
“Përkthyesi im gjerman nuk ka kuptuar asgjë. Unë kam shkruar shumë artikuj kundër regjimit sirian dhe pse e kaloj në Libi pjesën më të madhe të vitit dhe nuk e kam prononcuar vetëm: në Libi janë të shumtë ata që e kritikojnë Sirinë haptas”.
Disa kanë bërë thirrje për një ndërhyrje “humanitare” në Siri, bazuar në modelin e Libisë.
“Do të ishte një gabim i frikshëm. Perëndimi mbron interesat e tij, siç ka bërë në Irak dhe tani në Libi. Nëse duam të flasim për të drejtat e njeriut, atëherë pse të mos fillojmë duke mbrojtur palestinezët? Ndërhyrja e armatosur është një hipokrizi e Perëndimit. Bota arabe duhet të ndryshojë dhe duhet ta bëjë pa ndihmë”. 
Përgatiti: L. Lita

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›