Zoti Topi, më 21 janar, ishin celulat antiamerikane në bulevard!
Bamir Topi deklaroi dje se ishte ndjerë i nderuar që ish cilësuar si “horr bulevardi”, pasi nga “Dëshmorët e Kombit” dikur ai guxonte të shëtiste, bashkë me disa “intelektualë” të tjerë, edhe në lagjet e privilegjuara të Qytetit të Ndaluar (Bllokut). Por më 21 janar, bulevardi qendror i shqiptarëve u tentua t’u kthehej celulave që do të instalonin tribunat e manifestimeve komuniste të 1 majit. Dhuna e bulevardeve është tregues i qartë i bolshevizmit dhe revolucioneve antidemokratike, por duket se këtë “abc” të demokracisë s’mund ta kuptojë presidenti ynë, ende në detyrë
Në optikën e shqetësimit të shprehur nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu, se në Shqipëri vepron një celulë (politike) me prapavijë të theksuar anti-amerikane, presidenti i Republikës Bamir Topi, mbrëmë gjatë një interviste televizive, përligji dhe legjitimoi aksionin anti-kombëtar të 21 janarit.
Më 21 janar, bulevardi deshi t’u kthehej celulave që do të kthenin atje tribunat e manifestimeve komuniste të 1 majit. Dhuna është tregues i qartë i bolshevizmit… por presidenti Topi, dje tha se ndihej mirë me përcaktimin “horr bulevardi”, pasi atje e kishte kaluar rininë e tij, bile edhe se shpeshherë, si disa “intelektualë” të tjerë, e kishin kaluar bulevardin, për të shëtitur edhe te Qyteti i Ndaluar “Blloku.
Kreu i shtetit, edhe pse pritej të shpjegonte sado përciptazi të premten e zezë të 21 janarit në bulevardin e kryeqytetit, përtej detyrës së tij morale, tha se “bulevardi është një element i rëndësishëm i historisë, pasi për shumë vite (gjatë diktaturës) ishte një njësi e qytetit të Tiranës, e pa përshkruar nga qytetarët e thjeshtë, për shkak të lagjes së ndaluar aty pranë, “Blloku”. Bulevardin e ditëve të sotme Bamir Topi e përshkroi ashtu siç ishte dhe funksiononte para 30 apo 40 viteve.
Sipas tij, gjatë diktaturës aty mblidheshin të rinj dhe të reja, intelektualë e qytetarë, të cilët duke kaluar pasditet në veprën urbanistike të Tiranës sodisnin vilat e qeveritarëve komunistë vetëm pak metra më poshtë.
Midis tyre, Topi etiketoi edhe veten e tij, ashtu si shumë të rinj tiranas.
Indirekt dhe dukshëm, Presidenti pranon etiketimin si “horr bulevardi”, veçse në linjën e urbanistikës ai tha se Bulevardi është një vepër e jashtëzakonshme arkitektonike.
Por çfarë ndodhi më 21 janar në këtë segment, më të preferuarin e Presidentit Topi?
Pasditja e ftohtë e atij muaji dimri do shërbente për elektrizimin e frymës anti kombëtare, pasojat e së cilës vetëm pak ditë më vonë do të kanalizonin doktrinën e Enverit dhe Ramizit për anti-amerikanizëm dhe anti-demokraci.
“Bulevardi i Tiranës është një vepër urbanistike arkitektonike. Gjatë viteve të diktarurës, qytetarët e Tiranës, unë personalisht, kam parasysh që, të rinjtë e Tiranës kalonin në motoni të plotë orët e darkës, ndërsa pak zotërinj arrinin të futeshin në zonën e ndaluar vetëm pak më poshtë që ishte ‘Blloku’. Për sa i përket nocionit urbanistik arkitektonik, zotërinjtë që janë marrë me gjëra të rëndësishme nuk kanë arritur të bëjnë asgjë tjetër përveç bulevardit, s’kanë bërë as 1/10 e asaj që bëri administrata e Zogut. Sot e kësaj dite, të gjithë ata që merren me detyra të rëndësishme nuk janë në gjendje të ndërmarrin një projekt të tillë. Kur flasim për bulevardin e Tiranës na duhet të cekim dhe familjet. Të atakosh një identitet, kjo është e papranueshme, sepse aty ku sulmohet identiteti meraku është shumë i madh”, u shpreh dje presidenti Topi.
Më 21 janar në bulevardin qendror të kryeqytetit u derdh e gjithë armata e bandës bolshevike, me qëllim rrëzimin e rendit demokratik dhe instalimin e manifestit të komunistëve.
Jo më kot, 21 janari u mirë-studiua, u organizua dhe fatmirësisht dështoi në arritjen e misionit kryesor, atë të zhbërjes së institucioneve dhe shkërmoqjes së sistemit demokratik. I gjithë plani ishte i tillë, të rikthehej në pushtet e majta komuniste me celulat e saj të dhunës bolshevike dhe krimit stalinist. Këtë presidenti i republikës s’mund ta thotë, veçse po ashtu s’heq dorë as nga