Adresa ndihme për të drejtat e emigrantëve shqiptarë në Itali dhe Greqi
Emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali dhe Greqi tashmë mund të kenë në dispozicion informacione të dobishme për të mbrojtur të drejtat e tyre në shtetet fqinje.
Instituti Kombëtar i Diasporës Shqiptare, në bashkëpunim me Komitetin Shqiptar të Helsinkit, promovuan dje broshurën "Në mbrojtje të të drejtave të emigrantëve shqiptarë në Itali dhe Greqi". Kjo broshurë përmban një adresar të plotë të shoqatave dhe organizatave shqiptare dhe ndërkombëtare që veprojnë në dy vendet fqinje në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Në këtë aspekt, broshura synon të jetë një element ndihmës për të gjithë emigrantët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Itali dhe Greqi, duke ofruar pika kontakti ku ata mund të drejtohen në rast të shkeljes së të drejtave të tyre. Adresari ofron të dhëna si për organizatat shqiptare, ashtu edhe për autoritetet greke dhe italiane që merren me mbrojtjen e të drejtave të shtetasve shqiptarë. Kryetari i Institutit Kombëtar të Diasporës, Flamur Gashi, tha se "institucionet qeverisëse mund të veprojnë për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve nëpërmjet politikave të veçanta apo në bashkëbisedimet bilaterale. Organizatat joqeveritare kanë qenë shumë më të suksesshme në ndërhyrjen e tyre, në mbrojtje të të drejtave të emigrantëve". Lidhur me denoncimet për shkelje të të drejtave të emigrantëve në vendet fqinje, Gashi tha se denoncimet drejtohen direkt te shërbimet konsullore diplomatike në shtetet pritëse. "Hartimi i këtij adresari lindi si domosdoshmëri, pasi nga kontaktet me emigrantët shqiptarë në Itali dhe Greqi, që përbëjnë edhe shumicën e emigracionit shqiptar në Evropë, vërehet se shoqatat e tyre kanë nevojë për një mbështetje në këto dy vende", tha kryetarja e KSHH-së, Vasilika Hysi.