E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma "Godo" mbyll spitalin e Bulqizës

Qendra spitalore e Bulqizës, nga spital do të kthehet në një poliklinikë, në kuadër të reformës në shëndetësi.

Ky spital prej vitesh vuan mungesën e mjekëve dhe specialistëve. Pacientët, të cilët nuk merrnin shërbimin shëndetësor të nevojshëm, kanw kërkuar ndihmë në spitalet rajonale qendrore të vendit, pavarësisht se kërkesa e tyre ka qenë për t‘i pasur mjekët pranë.

Pacientët më të shpeshtë të kësaj zone janë minatorët, të cilët vuajnë nga sëmundjet profesionale dhe kanë nevojë për trajtim shëndetësor në vazhdimësi.

Bulqiza, qyteti verilindor 60-vjeçar i minatorëve të kromit, që për nga nxjerrja dhe cilësia e mineralit radhitet në vendin e parë, ka nevojë për një qendër shëndetësore të specializuar dhe mjekë që të ofrojnë shërbim shëndetësor në specialitetet kryesore. Aktualisht në minierën e kromit dhe galeritë private në pellgun krommbajtës Bulqizë-Batër Martanesh, punojnë mbi 1100 minatorë. Me kwtw natyrw tw vështirë pune në galeritë e nëntokës me thellësi mbi 1000 metra, aksidentet janë të pashmangshme. Për dy vjet, në spitalin e Bulqizës, punon një mjek kirurg, i cili është i punësuar si nga shteti ashtu edhe nga firma koncensionare. Mjeku ka për detyrë të kujdeset për minatorët e aksidentuar në minierë. Prej dy vjetësh, specialisti nuk ka kryer asnjë ndërhyrje kirurgjikale, pasi mungon mjeku reanimator.

Në këto kushte, ndërsa minatorët dhe banorët presin përmirësimin e shërbimit shëndetësor, banorët mësojnë se ky spital do të kthehet në një qendër shëndetësore. Sipas mjekëve dhe banorëve Bulqiza, me minierën që ka, duhet trajtuar si një rast i veçantë, pasi aksidentet në minierë nuk presin për t‘u trajtuar në Spitalin Rajonal të Peshkopisë, 50 kilometra larg Bulqizës.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›