E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adrian Mutu rikthehet në radarin e Romës

Sulmuesi i Fiorentinës, Adrian Mutu, raportohet se është në radarin e Romës si një transferim i mundshëm gjatë verës. verdhekuqtë janë në kërkim të një sulmuesi për të përforcuar radhët e sulmit pas prishjes së kontratës me sulmuesin brazilian Adriano më herët gjatë javës. Mutu është lidhur me një mori ekipesh europiane gjatë afatit kalimtar dimëror, përfshirë ekipin turk Gallatasaraji dhe klubin spanjoll Malaga, por ka zgjedhur të mbetet në Firence. 32-vjeçari, i cili është rikthyer në ekip pas incidentit në fushën stërvitore, ka shënuar tre gola për skuadrën ‘viola’, që rreshtohet në vendin e 10-të të tabelës së Serie A me 37 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›