E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roben gati të braktisë Bajernin për Milanin

SHKRUAN: Jeton Selimi 12-03-2011 11:56

Mynihu në fundin e sezonit dhe agjentët e tij po punojnë me Milanin, për të bindur klubin italian që të paraqesë një ofertë. Sipas një lajmi të botuar dje në ‘Corriere dello Sport’, holandezi mund të jetë ylli i radhës, që do t’i bashkohet kuqezinjve, ndërsa mësohet se Van Bomel mund të shërbejë si ndërmjetës në këtë situatë. Gjendja e vështirë e bavarezëve në kampionat është pas vendimit të Robenit, i cili duket se nuk është i gatshëm të qëndrojë një sezon pa ‘Champions League’. Nëse skuadra e drejtuar nga Van Gaal do të dështojë në këtë objektiv madhor dhe do të mbetet jashtë tre vendeve të para, Roben mund të drejtohet te Milani. Për kuqezinjtë nuk ka dyshime se Roben është një prej futbollistëve më të mirë në botë dhe cilësia e tij është nënvizuar më parë edhe nga Ibrahimoviç. Ditët e ardhshme mund të nisin bisedimet midis dy klubeve, ndonëse gjigantët gjermanë e kanë deklaruar si të pashitshëm mesfushorin 26-vjeçar. Ndërkohë, trajneri i Bajern Mynihut, Luis van Gal, tha sot se shpreson të largohet me nder nga drejtimi i klubit gjerman dhe se vendimi për të prishur në mënyrë konsensuale kontratën në fund të këtij sezoni ishte “vendim i zgjuar”. “Duhet të fitojmë çdo ndeshje që na ka mbetur. Dua ta mbyll me nder”, u shpreh hollandezi. Van Gal theksoi se është i trishtuar nga fakti se do të largohet nga drejtimi i bavarezëve, por pranoi që kjo është gjëja më e mirë për klubin. Luis van Gal erdhi në drejtimin e Bajern Mynihut në vitin 2009 dhe që në vitin e parë fitoi Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe arriti deri në finalen e Ligës së Kampioneve. Sezoni i dytë i Van Gal ka qenë i mbushur me probleme. Kampionati gjerman tashmë është i humbur, klasifikimi direkt për në Ligën e Kampioneve për sezonin tjetër është ndërlikuar shumë dhe nuk është arritur finalja e Kupës së Gjermanisë. Van Gal, pas largimit nga Bajerni, do të marrë një vit pushim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›