Trukimet, merrennë pyetje delegatëtdhe vëzhguesit
TIRANE- Delegatët dhe vëzhguesit e tre ndeshjeve të dyshuara si të trukuara në javën e 22-të të Superligës, do të merren në pyetje ditën e hënë nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit. Lajmi u bë i ditur nga burime zyrtare të këtij institucioni, që ka deklaruar se e ka marrë shumë seriozisht çështjen e hetimit të nisur 10 ditë më parë. Në qendër të skandalit është sidomos ndeshja mes Dinamos dhe Skënderbeut (1-3), ku futbollistët dinamovitë "hapën portën" për të fituar skuadra korçare. Por, në pyetje do të merren edhe delegatët dhe vëzhguesit e takimeve Shkumbini-Bylis (4-2) dhe Flamurtari-Elbasani (4-0). Ata do të japin sqarime për gjëra të çuditshme që kanë parë në fushën e lojës, duke e çuar hetimin për trukimet, në një fazë të re. Janë 6 zyrtarë të FSHF-së që do të raportojnë për ngjarjet e javës së 22-të, ndonëse disa gjëra u panë hapur në sytë e të gjithëve. Burime zyrtare nga Federata bëjnë të ditur se pas raportimit të tyre, mund të merren në pyetje edhe zyrtarë apo futbollistë të 6 klubeve, që të paktën për momentin, janë nën hetim. Edhe pse akuzat për shitje ndeshjesh apo pazare mes klubeve kanë qenë të shumta, kjo është hera e parë që Federata ndërmerr një hap konkret për hetimin e tyre. Gjithnjë akuzat kanë mbetur vetëm të tilla, madje edhe kur janë bërë nga presidentët për futbollistët e tyre. Ndërsa të hënën do të merren në pyetje delegatët dhe vëzhguesit, mbetet ende e paqartë se kur specialistët e UEFA-s do të vizitojnë Shqipërinë për të nisur edhe ata hetimin e tyre. FSHF ka bërë të ditur se i ka kontaktuar, por ardhja e zyrtarëve të institucionit qendror të futbollit europian, mund të ndodhë në një kohë të mëvonshme.
Dyshimet
Tre ndeshje të javës së 22-të të Superligës përfunduan nën akuzë, pas asaj çfarë u pa në fushën e lojës. Në takimin mes Dinamos dhe Skënderbeut, gjërat ishin aq të dukshme, sa loja u kthye në një estradë. Miqtë nga Korça shënuan pas vetëm 3 minutash lojë me penallti, ndërsa Dinamo nuk bëri as përpjekjen më minimale për të barazuar. Edhe pse e bëri këtë në minutën e 77-të, goli ishte më shumë një rastësi, ndërsa futbollistët nuk u gëzuan aspak. Në minutat e mbetura, Skënderbeu shënoi edhe dy gola të tjerë, ndërkohë që Dinamo mbeti me 10 vetë pas daljes me të kuqe të portierit Alban Hoxha. Në fund, ndeshja u mbyll 1-3. Një tjetër lloj trukimi u vu re në ndeshjen mes Flamurtarit dhe Elbasanit, i përfunduar 4-0 për vlonjatët. Dyshimet janë se në minutat e fundit futbollistët e skuadrës verdheblu hapën portën, duke krijuar idenë se ndeshja ishte luajtur në baste. Një gjë e tillë mbetet tepër e vështirë për t'u vërtetuar, pasi Flamurtari e mundi Elbasanin 8-0 një javë më parë. Ndërkohë, në takimin mes Shkumbinit dhe Bylisit (4-2) u vu re një "marrëveshje" mes dy skuadrave. Gjërat u bënë aq të dukshme sa tifozët peqinas braktisën stadiumin në shenjë proteste në fund të pjesës së parë.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)