E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atletiko i ofron Totenhemi Agueron dhe Forlanin

Atletiko Madrid ka ndërmend t'i ofrojë Totenhemit dyshen ofensive Sergio Aguero e Diego Forlan për 40 milionë stërlina, shkruajnë mediat angleze të enjten. Si Aguero, ashtu edhe Forlan, janë duke menduar të braktisin skuadrën madrilene gjatë afatit kalimtar të verës. Për shërbimet e sulmuesit argjentinas, Aguero, interesim të madh po tregon edhe Real Madridi. Ndërkohë uruguaiani Forlan është duke u kërkuar nga skuadra çeçene Terek Grozni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›