E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braziliani Adriano nuk do transferohet në Angli

Sulmuesi brazilian Adriano ka përjashtuar mundësinë e transferimit në Angli dhe ka thënë se e ardhmja e tij do të mbetet vetëm në Brazil. 29-vjeçari, i cili i dha fund kontratës me verdhekuqtë e Romës këtë javë, pasi bëri vetëm tre paraqitje këtë sezon, dhe është përfolur për një kalim te Njukastëll dhe Totenhem, por vetë lojtari thotë se dëshiron vetëm të rikthehet në vendlindje. “Zgjidhja për t’u kthyer në Brazil është e duhura. Kam dy fëmijë, jam me nënën e fëmijëve dhe më mungojnë ata shumë. Sa herë që flas me ta, qaj. Nuk mund të jem më larg prej tyre dhe nuk është lehtë t’i sjell ata këtu. Nuk kisha fat te Roma, por mbase kjo ishte një shenjë e mirë nga Zoti që më tha se do të ishte më mirë për mua të rikthehem në Brazil”, ka thënë Adriano për ‘The Sun’.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›