Adriana Gjoni - “Grevistët paguhen me lekë në dorë”
Partia Demokratike akuzoi dje kreun e PS-së, Edi Rama, se po vazhdon grevën duke paguar me lekë në dorë pjesëmarrësit në të. Deputetja e selisë blu, Adriana Gjonaj tha dje në një konferencë për shtyp se “Edvin Kristaq Rama, pasi humbi zgjedhjet gjeti bojkotin, si politikë të re. Por deputetët nuk i la pa punë. Në fillim i punësoi si rojtarë te pallatet e Dashit. Më pas zbuloi se deputetët me maskat e zeza do dukeshin më trendi. Pastaj, bllokmenëve të rinj iu kujtuan çadrat. Një kamping në bulevard, është padyshim një performancë e re. Por, për të populluar çadrat, duheshin edhe para. Me para në dorë, protestuesit do ishin më të angazhuar. Tani që u zbulua se jetohet me frymë dhe paguhet në dorë, zoti Rama thotë se ka kërkesa të shumta për kamping”.