Një grevë urie dhe një totalitarizëm në shërbim të saj
Sybi Hida*
Një gërmadhë pikëpamjesh të zeza për shoqërinë njerëzore, shumë e shumë vite më parë në krye të tyre flisnin për një fantazmë që po endej në Evropë. Ishte komunizmi dhe kjo rrëmujë pikëpamjesh ishin manifesti i tij i shkruar nga Karl Marks. Ideja e krijimit të përshtypjes se një fantazmë endet dhe pret çastin e saj është një gjetje psikologjike shumë e njohur dhe është përgjithësisht pika bazë e krijimit të situatës revolucionare. Një grevë urie e mbi 22 deputetëve të Partisë Socialiste në opozitë dhe dhjetëra mbështetësve të saj po kërkon të shërbejë pikërisht si gjetja psikologjike më goditëse për një situatë të tillë.
Asnjë mjet dhe asnjë metodë, sado radikale apo iracionale, nuk kanë shërbyer ndonjëherë për ta bërë një qëllim më të drejtë apo një qëndrim më fisnik. Ka një presion të jashtëzakonshëm mbi tërë qytetarët në këtë vend, për shkak të kësaj greve, pasi në diskutim janë jetët njerëzore të përfaqësuesve të popullit dhe janë dhjetëra fëmijë në shtëpi, që shohin zemërdridhur babain apo nënën të lëngojë urie dhe mundimi nën çadra. Unë jam një deputet i ri i Parlamentit të Shqipërisë, që ka besuar se ky vend i drobitur gjatë nga një regjim antinjerëzor dhe nga një tranzicion i dhembshëm po mundet të dalë nga kjo humbellë dhe po sheh që shpresat nuk janë të kota, por këto ditë bashkë me keqardhjen e patregueshme për grevën dhe grevistët, krupa për sjelljen e kryetarit të PS, Edi Rama dhe vendimin e tij, veç manifestin e Marksit të sjellin në mendje. është një situatë e sajuar nga e rrejshmja, e ujitur përditë me ujë të ndenjur retorike të vjetër, që kundërmon dashuri për pushtet dhe totalitarizëm. Nuk ka asnjë rast në të gjithë botën, edhe në kohë të mesjetës, ku as njiheshin fare zgjedhjet që dikush fut anëtarët e organizatës së vet në një greve sakrifice sublime, madje edhe nëna e vajza, edhe adoleshentë si djali nga Vlora, që Zoti e shpëtoi nga vdekja dhe i hoqi mesa duket Ramës një kazus për të thelluar vrullin revolucionar, dhe vetë shkon çdo ditë tek ta, del para mikrofonëve dhe thotë se nuk tërhiqemi deri në vdekje.
Tirana është një qytet me mbi një milionë banorë dhe nëse do të kishte një bindje qytetare se zgjedhjet janë vjedhur dhe se Qeveria e Partisë Demokratike është tirani, se vendi është në krizë të thellë ekonomike, atëherë përkundruall takimeve 200 vetëshe të Ramës çdo pasdite, nuk do të dilnin xhiro, qindra e mijëra të rinj e të moshuar, apo nuk do të uleshin në kafet pranë aq njerëz sa karriget nuk mjaftojnë. është një situatë paradoksale, e turpshme dhe e rëndë në të njëjtën kohë. Ne si deputetë të Partisë Demokratike, nuk kemi asnjë dyshim mbi zotësitë shkatërruese të kryetarit të Partisë Socialiste, por ajo që është iracionale është presioni që ushtrohet dhe nga media që qëllimi i tij të cilësohet i dlirë, që kauza e drejtë, që sakrifica e tyre sipërane. Kjo është e tepërt. Nuk është cinike, dhe unë personalisht dua të them me forcë, siç edhe Kryeministri Berisha e bëri të qartë se, jemi pranë të gjitha familjeve të të gjithë deputetëve dhe qytetarëve në grevë, të thuash se kemi të bëjmë me një grevë të shëmtuar, që vetëm sjell dëm, por më e rëndësishmja pa asnjë shkak të drejtë. Jemi në kufijtë e logjikës se politika është luftë, ashtu siç e trumbeton komunizmi, se vetëm duke rrëzuar një botë ne mund të ngremë një të re të mirë e të ndritur, mjetet i zgjedhim sa më të rënda të mundim.
Gjithë pushteti i takon popullit, thotë Rama dhe miqtë e tij të ngushtë. Lenini thoshte gjithë pushteti i takon sovjetikëve. Ishte e tmerrshme ta dëgjoje dhe e vështirë ta kuptoje, kur Rama tha se nuk i bindem drejtorit të policisë për prishjen e trafikut, unë jam zgjedhur nga qytetarët e Tiranës, tha ai, dhe vetëm atyre iu bindem. Kjo është çmendurake, mendërisht, dhe totalitare tiranike, politikisht. çdo autoritet i zgjedhur apo i emëruar iu bindet vetëm ligjeve, njerëzit dhe populli janë sovrani, por vendimet merren në bazë të Kushtetutës dhe legjislacionit. çdo jurist mediokër apo nxënës i shkollave të ulëta do të çmeritej nga një deklaratë e tillë. Në fakt, fjala popull ka një përdorim të gjerë te Rama dhe socialistët dhe ka një shpërdorim edhe më të rëndë. Ai flet për popull opozitar, bash si komunistët francezë dikur apo si trockistët. E turpshme se këtë e përdorin edhe disa gazetarë apo opinionistë. Populli nuk është kurrë as opozitar e as në pushtet. Populli nuk është ideologjik e as ideologji. Komunistët francezë e ndanë kështu popullin në vitet 60-të dhe 70-të, se mendonin se u mjaftonin votat e votuesve që mendoheshin të majtë për të fituar pushtetin. Rama dhe kauza e tij janë për të ardhur keq me këtë retorikë, por kjo është më e pakta. Vendi po vuan prej tij.
*Deputet i PD