E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaçka e Ligori në spital, të larguarit shkojnë në 60



Ka shkuar në 60 numri i grevistëve që kanë lënë çadrën ku zhvillohet ajo. E fundit që doli mbrëmë nga çadra ishte deputetja e Elbasanit, Shega Ligori, ndërsa në mesditë u largua edhe deputetja tjetër e qarkut të Korçës, Olta Xhaçka. 7 grevistë mes tyre Alket çani, Elez Braha, Fazlli Rustemi, Oltion Ruçi e Preng Tuçi iu drejtuan vetëm dje spitalit infektiv, ku marrin dhe mjekim të plotë. Shkak i këtyre komplikacioneve kanë qenë luhatjet e tensionit dhe shqetësimet në stomak. Por situata në çadrën e grevës së urisë është rënduar së tepërmi. Më të shumtë janë grevistët që marrin nga 3-4 shishe serum në ditë. Elsa Lila, Erion Veliaj e grevistë të tjerë ishin dje për një kohë të gjatë në infermierinë e çadrës ku mjekët i mbanin në monitorim të rreptë. Por edhe grevistë të tjerë shfaqnin dje shqetësime me tensionin arterial, ndërsa edhe të shtruarit në spital ndiqen me shumë vëmendje. Në spital vazhdojnë të qëndrojnë Blendi Klosi, Agim Leka, i cili ka komplikacione në disa organe jetike pas grevës 16-ditore, ku ai humbi rreth 16 kg nga pesha e tij trupore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›