E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriano Celentano mbush 72 vjec

ITALI- Ka mbushur 72 vjec sot, këngëtari i madh i muzikës italiane të viteve 60' Adriano Celentano. Edhe pse vitet kanë kaluar, Celentano mbetet prototip i këngëtarit të thjeshtë port ë aftë për të fituar zemrat e mijëra fansave.Suksesin e parë Celentano e arriti në moshën 23 vjeçare me këngën "24 mijë të puthura", kënduar në Festivalin e Sanremos, sot me mbi 2500 këngë, është shembulli tipik i artistit, që preferohet nga të gjitha moshat.Adriano çelentano, lindi në një familje milaneze në 6 janar të vitit 1938. Që kur ishte i vogël nëna i thoshte: "kur të rritesh ti, do të bëhesh këngëtar ose berber". Falë vokalit të tij, çelentano u bë këngëtar, duke mbështetur ritmin e tij, në ritmin e këngës tradicionale italiane. I padiskutueshëm ishte suksesi i tij në festivalin e Sanremos në vitin '61, me këngën "24 mijë të puthura", që u përsërit edhe në vite me këngë të tjera, ku veç motivit të dashurisë trajtohen edhe probleme të mprehta të realitetit italian. Për këngën "Kush nuk punon, nuk bën dashuri" e viteve '70, shkroi atëherë edhe shtypi shqiptar, i kuadratizuar nga ideologjia komuniste. Kënga pati jehonë jo vetëm për tingullin, por edhe për fjalët e saj. çelentano tërhoqi vemendjen edhe të producentëve të filmave, duke interpretuar nga "Emigranti", "Zonja e Bujtinës", e deri te "Yuppi du", ku është edhe regjisor, e që në Festivalin e Kanës zuri vendin e dytë. Edhe tani ai vazhdon të jetë në kulmin e veprimtarisë së tij artistike.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›