E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pyetesori i KE, Ministria e Punës në përfundim

TIRANE- Ministria e Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, që është dikasteri i dytë me numrin më të madh të pyetjeve në pyetësorin e Komisonit Europian për statusin e vendit kandidat ndodhet në përfundim të këtij procesi. Ministri Spiro Ksera ka zhvilluar një takim me stafin e tij, ku ka kërkuar angazhim për përgjigje të sakta, cilësore dhe brenda afateve. “Kemi dy kapituj, kapitullin 3 që ka të bëjë me lëvizjen e lirë të punëtorëve dhe kapitullin 19 që ka të bëjë me politikat sociale dhe punësimin. Të arrijmë të kemi përgjigje të sakta dhe cilësore që të kemi vlerësim maksimal nga ekspertët e Bashkimit Europian” theksoi ministri Ksera. Sipas Ministrisë së Punës, javën e ardhshme, do të jenë gati përgjigjet e pyetësorit. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›