Emergjenca Civile jep shifrat e permbytjes ne Shkoder
SHKODER- Qendra Kombëtare Operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile jep shifrat zyrtare të përmbytjeve në Shkodër. Janë rreth 3776 ha tokë të përmbytur në të gjithë qarkun. Zona më e prekur është komuna e Dajcit me 1200 ha tokë të përmbytur, më pas vjen komina Ana e Malit me 741 ha tokë, Komuna Bërdicë me 1000 ha tokë, Bashkia Shkodër me 300 ha tokë , komuna Bushat me 300 ha tokë , Komuna Velipojë 200 ha, tokë Komuna Gur i Zi 20 ha tokë dhe komuna Rrethina 15 haNë 297 banesa ndodhet prezenca e ujit. Komuna më e dëmtuar është Ana e Malit, sidomos në fshatin Obot ku ndodhen në ujë 135 banesa, 85 banesa të përmbytura në komunën e Dajcit, 60 banesa në Bashkinë e Shkodrës, si dhe 12 banesa në komunën e Bërdicës e 5 banesa në Komunën Bushat Evakuimi ibanorëve vazhdon të hasë në vështirësi. Deri tani janë evakuar 237 familje, pjesa më e madhe nga Komuna e Dajcit. Nga kjo zonë forcat e ushtrisë kanë bërë të mundur evakuimin e 130 familjeve. Në Bashkinë e Shkodrës janë evakuar 60 familje, 30 në komunën Ana e Malit, 5 familje nga komuna Bërdicë dhe 7 familje nga komuna Bushat. Në të gjithë zonën e përmbytur janë larguar dhe 350 krerë bagëti. Nëpërmjet njoftimit për shtyp informohet se janë shpërndarë 200 pako ndihma për familjet të cilat nuk kanë pranuar të evakuohen. Janë shpërndarë 500 paketa me detergjentë për familjet në nevojë si dhe 10 kv ujë i pijshëm në bidona 5 litërshe.Mësohet se në qarkun e Lezhës situata po shkon drejt normalizimit. “ Po punohet intensivisht nga firma private dhe nga forcat dhe mjetet e ushtrisë, për ndërtimin e argjinaturës, në afërsi me lagjen Stome, në Tale dhe në fshatin Ishull Shëngjin, me 11 mjete, (6 vetshkarkuese, 2 fadroma, 1 eskavator, 1 karoofiçinë dhe 1 ambulancë, të Ministrisë së Mbrojtjes), dhe 3 fadromë private. Deri dje, nga kjo argjinaturë është përfunduar 700 ml, nga 1500 ml që është gjithsejt.“- thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Brendshme. Në qarkun e Shkodrës po veprojnë në terren nga Ministria e Mbrojtjes 112 trupa, 13 mjete transporti vetshkarkuese dhe 6 motobarka gomone. Në Komunën e Ana e Malit 12 forca me dy mjete transporti montuan një urë tip bejli në këtë komunë.Gjithashtu janë dislokuar nga Policia e Shtetit forcat operacionale me përbërje: 15 mjete transporti, për të ndihmuar në evakuimin e banorëve, forca të FNSH Shkodër e Tiranë, si dhe reparti Delta Force me dy gomone.(s.g/BalkanWeb)