Adriano: Duhet të bie në peshë para ndeshjes

Sulmuesi brazilian, Adriano ka deklaruar se ai duhet të humbë edhe më shumë peshë para se të debutojë për Corinthians.
“Jam shumë pranë debutimit. Duhet të humb vetëm tre ose katër kilogramë. Më duhet edhe një muaj për t`u rikthyer në fushë. Jeta ime e natës? Unë kërkoj nga gazetarët dhe njerëzit që të shikojnë jetët e tyre dhe të mos më gjykojnë mua”, u shpreh ai.