Del Bosque refuzon Inter e Chelsea, qëndron tek Spanja
Vicente del Bosque, ka përzgjedhur të qëndrojë tek Spanja. Ai ka deklaruar se do të preferonte të mbetej në detyrën aktuale, në vend se të angazhohet në ndonjë shtet të huaj.
"Jam i lumtur me Federatën dhe ekipin kombëtar. Jam i lumtur me punën dhe kjo është më e rëndësishme se paratë", tha Del Bosque i pyetur pse refuzoi oferta të majme nga Inter dhe Chelsea gjatë verës. Kontrata e tij aktuale skadon në fund të Euro 2012.
"Kemi marrëveshje, ata duan që unë të mbetem dhe unë dua të mbetem", përfundoi Del Bosque.