E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thellohet kriza e Arsenalit, mposhtet nga Blackburni

Arsenali është mposhtur përsëri me rezultatin 4-3. Ishte kjo një ndeshje mjaft atraktive me shumë gola, por me një mbrojtje katastrofale të Arsenalit, e cila madje shënoi gola për Blackburnin. Fillimisht Gervinho në mënyrë mjeshtrore shënon golin e parë dhe Arsenal kalon në epërsi.

Por, pas 25 minutash lojë, Yakubu barazoi rezultatin në 1-1, para se transferi i ri Mikel Arteta të realizonte për 2-1 që ishte dhe rezultati i pjesës së parë. Laurent Koscielny shënoi edhe një autogol që thelloi disavantazhin për Arsenalin në 4-2 , ndërsa gjithë ajo që Topçinjtë kanë mundur të bëjnë ishte vetëm një gol i shënuar me kokë nga Maruane Chamakh duke çuar rezultatin në 4-3.
 

Është kjo fitorja e parë për Blackburnin këtë sezon, që tani ka katër pikë në pjesën e poshtme të tabelës pas pesë javësh, ashtu sikurse Arsenali.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›