Shpërthimi, 30 ditë burg tre gjermanëve
Tre të dyshuarve për shpërthimin te Zyra Civile Ndërkombëtare në Prishtinë, për të cilët pas arrestimit është thënë se janë shtetas gjermanë, u është dhënë masa e paraburgimit me nga 30 ditë, mbrëmjen e vonë të së shtunës, nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë. Shpërthimi ka ndodhur mbrëmjen e 14 nëntorit, sipas policisë, nga një mjet i paidentifikuar (që dyshohet të mos ishte me bomba thërrmuese). Prej shpërthimit u dëmtuan xhama të katit të parë dhe xhama të tjerë të ndërtesës. Nga media kosovare, por dhe burime të tjera jozyrtare në Kosovë e më gjerë, është thënë se tre gjermanët e arrestuar janë pjesëtarë të BND-së, Shërbimi Sekret Gjerman, por deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për këtë fakt.