Tirana dhe Vllaznia ndahen në "paqe"
Tirana dhe Vllaznia nuk "vriten" dhe, ashtu sikurse në fazën e parë, ndahen përsëri në barazim. Ndeshja më e rëndësishme e javës së 12-të të Kategorisë Superiore përfundon në barazim 1-1, duke lënë të pandryshuar renditjen në krye të klasifikimit. Edhe pse janë paraqitur në kryeqytet pa golashënuesin Vioresin Sinani, shkodranët kishin shanse të mira të fitonin, megjithatë rënia në lojë dhe pasaktësia përpara portës i ka kushtuar 2 pikë të besuarve të Agim Canajt. "E kishim të qartë se kundër Tiranës na priste një ndeshje e vështirë, sepse luanim jashtë fushe dhe përballë një skuadre shumë të fortë", tha trajneri kuqeblu. "Vinim në këtë sfidë me mungesa në sulm, dhe kjo gjë na kushtëzoi lojën. Jam shumë i kënaqur me pjesën e parë, ku skuadra mbuloi mirë lojtarët më të rrezikshëm të Tiranës, ata të krahëve. Në pjesën e dytë, Tirana e shtoi presionin dhe luajti më shumë në gjysmëfushën tonë, por pa krijuar raste të pastra. Mund të jemi të kënaqur me një pikë". Canaj kishte improvizuar Xhejms Boadu si sulmues të vetëm, ndërkohë që Dhëmbi luante pas shpinës së tij. Ganezi 23-vjeçar ka qenë rreziku kryesor në portën e Nallbanit dhe pas disa tentativave, në të 33-ën shënon golin e avantazhit të miqve. Megjithatë, Vllaznia lëshoi shumë në pjesën e dytë, duke menduar më shumë që të ruante avantazhin, ndërsa Tirana ka luajtur pothuajse gjatë gjithë 45 minutave në gjysmëfushën kundërshtare. Këmbëngulja e bardhebluve është shpërblyer, në minutën e 78-të, me Devollin, që devijon në rrjetë një harkim të Muzakës. "Ishte një Tiranë me dy fytyra? E tillë ishte edhe Vllaznia", deklaroi trajneri Blazhe Slishkoviç. "Në pjesën e parë nuk ishim mirë, ndërsa në të dytën bëmë gjithçka dhe e merituam barazimin. Lojtarët treguan karakter, duke mos u dorëzuar. Nuk ishte ndeshje e lehtë, por mund të them se kur luajnë dy ekipet e vendeve të para, barazimi mund të quhet rezultat normal". Në minutat e fundit është regjistruar një traversë e gjuajtur nga Daniel Xhafa, i aktivizuar si sulmues kryesor për 23 herë kampionët, pas mungesës së Memellit. Edhe shkodranët kanë provuar, në dy raste me Boadu dhe në sekondat shtesë me Beqirin, por pa mundur të realizojnë golin e fitores.
Të tjerat - Shkumbini i vendit të tretë thyhet në Ballsh. Pas gjashtë rezultateve negative, peqinasit mposhten 2-1 nga Bylis. Vendasit kaluan në avantazh me portugezin Neves, por Nora solli baraspeshën në të 58-ën. Fitorja për skuadrën e Dedjes u vulos nga Klevis Dalipi, i cili realizoi golin e dytë në portën e Ervin Llanit. Në këtë mënyrë, Bylis konfirmon formën e jashtëzakonshme që po kalon, duke vërtetuar se fitorja 1-0 e javës së kaluar me Dinamon nuk ishte rastësi. Nga ana e tyre, kampionët në fuqi, ashtu sikurse edhe Elbasani, nuk shfrytëzojnë barazimin ndërmjet kryesueseve dhe kënaqen me nga 1 pikë. Blutë e Daliç barazojnë pa gola në fushën e Teutës, ndërkohë që elbasanasit nuk shkojnë më shumë se rezultati 2-2 në Fier, përballë Apolonisë. Për dinamovitët, kjo është java e tretë pa fitore dhe skuadra mbetet në vendin e katërt, në kuotën e 18 pikëve, e distancuar me 5 pikë nga Tirana kryesuese. Besa humbet 2-0 në Vlorë dhe për herë të parë, pas pesë viteve, largohet pa pikë nga qyteti bregdetar. Për momentin Ilir Daja qëndron në krye të kavajasve, por presidenti Bizhdili e gjobit me 1 milionë lekë (të vjetra), sepse ka fyer publikun. Fillimi i fazës së dytë nuk ka sjellë asgjë të re për Partizanin: të kuqtë vazhdojnë krizën e rezultateve dhe nuk shkojnë më shumë se barazimi 0-0 me Lushnjën. Pavarësisht emërimit të Shpëtim Duros, ata nuk fitojnë prej 11 javëve.
Kategoria Superiore / Java 12
Rezultatet
Teuta-Dinamo 0-0
Bylis-Shkumbini 2-1
Neves 28‘, K. Dalipi 78‘ / Nora 58‘
Flamurtari - Besa 2-0
Brajkoviç 54‘, Caushaj 90‘+2‘
Apolonia - Elbasani 2-2
Xhunjor 27‘, Dhrami 72‘ / Bejzade 41‘, Abazaj 49‘
Partizani - Lushnja 0-0
Tirana - Vllaznia 1-1
Devolli 78‘ / Boadu 33‘
KLASIFIKIMI
Skuadra N Pikë
1. Tirana 12 23
2. Vllaznia 12 22
3. Shkumbini 12 19
4. Dinamo 12 18
5. Elbasani 12 17
6. Teuta 12 17
7. Flamurtari 12 16
8. Besa 12 16
9. Bylis 12 15
10. Apolonia 12 12
11. Partizani 12 8
12. Lushnja 12 8