E Diel, 1 Nëntor 2026

Holanda, Roben mungon kundër Danimarkës

Anësori Arjen Roben do të mungojë në ndeshjen hapëse të Holandës në Kupën e Botës për shkak të dëmtimit në miqësoren kundër Hungarisë të shtunën e kaluar.

Bosi i Holandës, Bert van Marvijk, tha se 26-vjeçari është duke marrë një trajtim intensiv fizioterapie, por ai nuk do të jetë përballë Danimarkës në ndeshjen e ditës së hënë.

“Çfarëdo që te them unë, dëmtimi i tij është serioz dhe unë nuk e di kur ai do të bashkohet me ne”, - tha Van Marvijk.

“Objektivi i ekipit tani është të shkojmë sa më larg që të jetë e mundur për t’i lejuar Robenin të luajë me ne gjatë kësaj Kupe Bote".

Ish-lojtari i Celsit dhe Realit të Madridit është përshkruar si “ njeriu prej qelqi2, për shkak të dëmtimeve të tij të shumta.

Të hënën, Roben, u votua si futbollisti më i mirë i vitit në Gjermani , pasi dha një kontribut të spikatur në fitimin e Bajernit të Bundesligës dhe Kupës së Gjermanisë,.

Holanda e fillon fushatën e saj në grupin E me ndeshjen kundër Danimarkës, të ndjekur nga ato kundër Japonisë, më 19 qershor dhe Kamerunit, më 24 qershor.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 08 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›