Bundesliga më e mirë se Premierliga

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness beson se Bundesliga është liga e dytë më e mirë në Evropë, prapa La Ligës së Spanjës, por është para Premierligës angleze.
Zyrtarisht, Bundesliga gjermane gjendet në pozitën e tretë në renditjen e UEFA-s, por Hoeness mendon se liga gjermane në të ardhmen e afërt do të jetë para asaj angleze.
Ai tha për Bild: “Ne jemi aktualisht numër dy, prapa Spanjës. Italinë e kemi lënë larg pas vetes, ndërsa shumë shpejt do ta lëmë pas nesh edhe Anglinë”. “Nëse bazohemi në vlerën e përgjithshme, sot do të konsideroja Bundesligën si ligën më të fortë në botë”, shtoi ai.
Me katër ekipe të ndryshme të shpallura kampionë në Bundesligë në pesë vitet e fundit, Hoeness shprehu argumentin e tij valid.
Për dallim, Spanja dhe Anglia ka pasur vetëm dy ekipe të ndryshme për kampionë nga viti 2004, titulli në La Liga është ndarë mes Barcelonës dhe Real Madridit, ndërsa trofeu i Premierligës në shtatë sezonet e fundit është ngritur vetëm nga Manchester United dhe Chelsea.