E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali nuk e shkarkon Wengerin

Nga Express më 20 shtator 2011 në ora 20:45

Drejtori ekzekutiv i Arsenalit, Ivan Gazidis ka insistuar se pozita e Arsene Wengerit si menaxher nuk është e rrezikuar, pavarësisht startit më të dobët të sezonit nga viti 1953.

Arsenali ka humbur tri prej pesë ndeshjeve të para në Premierligë këtë sezon ndërsa nuk ka fituar asnjë trofe nga FA Cup më 2005.

Titulli i tij i fundit në Premierligë erdhi më 2004. Megjithatë, Gazidis tha se shkarkimi i Wengerit është “rrugë në të cilën nuk do të hyjmë. Çfarëdo spekulimi është tërësisht i pabazë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›