League Cup, United dhe Arsenal në raundin e katërt

Manchester Unitedi ka mposhtur Leeds Unitedin me rezultatin 3-0 për t`u kualifikuar në raundin e katërt të Carling Cup.
Djajtë e Kuq i dhanë fund takimit që në pjesën e parë duke shënuar tre herë, ndërsa në gjysmën e dytë nuk pati gola.
Dy gola të Michael Owen (15’ dhe 32’) dhe një gol i shënuar nga veterani Ryan Giggs, bënë që United të kalonte me lehtësi këtë fazë.
Fitore të rëndësishme në këtë garë ka shënuar edhe Arsenali për të ngritur sadopak moralin, duke mposhtur Shrewsbury Townin me rezultat 3-1.
Gibbs (33’), Oxlade-Chamberlain (58’) dhe Benayoun (78’) ishin golëshënuesit e Arsenalit kundrejt një goli të Collins (16’).