Nowitzki nuk kërkon klub të ri, vendos të pushojë

Ylli i Dallas Mavericks, Dirk Nowitzki ka thënë se ka vendosur që lokauti aktual në NBA duhet të vazhdojë deri në nëntor para se ai të konsiderojë mundësinë e transferimit në ndonjë ligë të huaj.
Pas një vere të lodhshme me ekipin e Gjermanisë në Kampionatin evropian 2011 në Lituani, ku Kombëtarja e tij më herët se që pritej u eliminua nga gara për kualifikim në Olimpiadën 2012, Nowitzki tha për ESPN.com se nuk do të vazhdojë stërvitjet në basketboll deri në fund të tetorit, më së hershmi, nëse lokauti nuk zhbllokohet deri atëherë.
“Do të largohem paksa dhe të marr pushim të merituar që nuk kam pasur rastin ta bëj më herët”, tha Nowitzki duke iu referuar situatës së tensionuar rreth ligës pas triumfit të skuadrës së tij drejt titullit të tyre të parë në histori.
Nowitzki po ashtu ka vendosur të pushojë për hiq më pak se dy vite e gjysmë nga paraqitja për Gjermaninë, pas dështimit në përfundimin në gjashtë pozitat e para që mbanin shpresën për kualifikim në olimpiadë.
“Nuk do të pensionohem (nga ekipi kombëtar), por nuk do të them se do të luaj sërish për Gjermaninë. Do të pushoj për disa vite, pastaj do të shohim”, përfundoi ai.