E Diel, 1 Nëntor 2026

Adriano, diskutohet rikthimi tek Roma

Sulmuesi i Flamengos, Adriano mund te rikthehet ne Seria A per t'iu bashkuar ekipit te Romes. Mediat italiane bazohen ne fjalet e fundit te menaxherit te lojtarit, Gilmar Rinaldi. Ish-sulmuesi i Interit ndihmoi gjate ketij edicioni ekipin e Flamengos qe te fitoje titullin kampion ne Brazil. Flamengo fitoi pas 17 viteve mungese titullin e fundit kampion ne kampionatin brazilian. Adriano u largua nga Interi, pas shume probleme qe pati me veten e tij dhe thyerjes se disiplines, qe cuan me vone ne largimin e lojtarit, drejt Brazilit. "Ne nuk kemi vendosur asgje per momentin. Adriano deshiron qe te pushoje pak, pas fitimit te titullit dhe vetem kaq", - theksoi Rinaldi. "Per sa i perket ekipit te Romes, nuk ka asgje konkrete. Por do te kemi nje takim gjate javes tjeter, per te pare ndonje mundesi rikthimi te sulmuesit ne Seria A", - perfundon menaxheri i lojtarit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›