Mihajlovic, trajneri i ri i Katanias
Trajneri i ri i Katanias, Sinisha Mihajlovic, menjehere pas marrjes se detyres se re tha se do ta nxjerre ekipin e tij nga zona e ftohte, ku ndodhet aktualisht. Mihajlovic mori drejtimin e Katanias, gjate dites se djeshme duke u ulur ne vend te Xhuzepe Atzorit. Ai beson se Katania, nga kjo jave do t'i rikthehet rezultateve pozitive. - "Jam shume i motivuar dhe ndiej pergjegjesi te madhe, per marrjen e detyres se re. Kjo besoj se do te me ndihmoje me shume, ne te ardhmen. Ndonjehere motivimi i trajnerit i ndihmon lojtaret dhe u jep pergjegjesi me shume", - theksoi Sinisha Mihajlovic. Me tej lojtari flet pas prezantimit me ekipin e ri:-"Kam marre drejtimin e nje skuadre shume te forte, si Katania. Mendoj se Katania aktualisht ka nje skuader edhe me te forte, se Bolonja qe kisha nje vit me pare". "Tre rezultate pozitive do te na ndihmojne qe te ngjitemi me lart, ne tabele," perfundoi Sinisha Mihajlovic". - perfundon Sinisha Mihajlovic.