Kualifikimi, formalitet per Vllazninw, Besen dhe Tiranen, Dinamo
Ekipi qe kryeson bindshem Kategorine Superiore, Dinamo, duhet te fitoje patjeter ndaj Bylisit te Ballshit, per te kaluar ne raundin tjeter te Kupes se Shqiperise. Blute jane mundur ne Ballsh ne ndeshjen e pare, me rezultatin minimal 1-0, por megjithate shihen mes ekipeve favorite per te avancuar me tej. Stafi drejtues dhe lojtaret e Dinamos, nje dite para ndeshjes se kthimit te Kupes se Shqiperise, nuk e kane vene ne diskutim kualifikimin. Sot do te luhen ndeshjet e kthimit te turit te dyte te ketij kompeticioni. Pak surpriza kane mbetur per t'u zgjidhur, duke qene se ndeshjet e para jane fituar nga ekipet udhetuese, te cilat, sigurisht kane pretendime me te medha per te avancuar drejt finales. Keshtu, Vllaznia e cila fitoi 3-1 me ekipin e Kamzes ne kryeqytet, do te zhvilloje nje ndeshje testuese para javes se ardhshme te kampionatit, pasi kualifikimi i shkodraneve konsiderohet nje formalitet. Trajneri Edmond Luci, duke pare pozitat e ekipit te tij ne kampionat, ka deklaruar perkushtim maksimal ne kompeticionin e kupes, per te fituar kete trofe. Por edhe kampionet ne fuqi, bardheblute pas barazimit me Lushnjen ne ndeshjen e pare do te kerkojne kualifikimin. Nen drejtimin e trajnerit Alban Tafaj, Tirana do te kerkoje nje bilete per ne Evrope, ndoshta duke pare edhe nepermjet kupes. Edhe Besa e Kavajes, me fitoren qe siguroi ne ndeshjen e pare, do ta kete te lehte kualifikimin.
Lushnja-Tirana 2-2
Bylis-Dinamo 1-0
Kastrioti- Shkumbini 1-1
Laci - Besa 0-1
Kamza - Vllaznia 1-3
Partizani - Teuta 1-1
Gramozi - Flamurtari 1-0
Skend. - Apolonia 1-0
Lushnja-Tirana 2-2
Bylis-Dinamo 1-0
Kastrioti- Shkumbini 1-1
Laci - Besa 0-1
Kamza - Vllaznia 1-3
Partizani - Teuta 1-1
Gramozi - Flamurtari 1-0
Skend. - Apolonia 1-0