Adriano, drejt Flamengos

Pasi e mbylli eksperiencën e shkurtër në Corinthians, ku nuk la asnjë shenjë, sulmuesi brazilian, Adriano po mendon për hapin e radhës në karrierë.
Sipas mediave braziliane, 30 vjeçari mund të rikthehet në Flamengo, për të luajtur përkrah shokut të tij, Ronaldinho.
Ish futbollisti i Parmës, Fiorentinës, Interit dhe Romës po punon intensivisht individualisht që ta rikthejë formën e dikurshme dhe për të humbur peshë. Me Dinhon dhe Adrianon, Flamengo do të bëhej ekip edhe më serioz në kampionatin brazilian të futbollit.