E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frings, kundër selektorit Low

Mesfushori i Werder Bremenit, Torsten Frings ka kritikuar selektorin e Gjermanisë, Joachim Low pasi inspiroi ekipin e tij drejt fitores 4-2 ndaj Wolfsburgut. Low ishte në tribuna në Werder Stadion, por nuk kishte ardhur për ta përcjellë Fringsin, i cili tashmë është përjashtuar nga planet e tij.

Frings ka kritikuar trajnerin për përfundimin e karrierës së tij në Kombëtare, disa muaj më parë, kur kishte thënë se është duke i përcjellë futbollistët e rinj si Mesut Ozil dhe Marko Marin.

“Tashmë e kam kaluar këtë çështje. Mund të luaj shumë mirë, por kjo prapë nuk i intereson atij. Ne të gjithë e dimë se kush luan në ekipin kombëtar, mënyra si paraqiteni nuk ka të bëjë asgjë me këtë”, tha Frings, i cili është paraqitur 79 herë për Gjermaninë. Derisa Low ka paralajmëruar se do të rishqyrtojë vendimin e tij për injorimin e sulmuesit të Schalkes, Kevin Kuranyi, Frings nuk pret të marrë tretman të njëjtë.

“Nuk jemi në botën e ëndrrave. E vërteta është se mua nuk më lejohet të luaj përsëri për Gjermaninë. Shpresat e mia për paraqitje në Kampionatin botëror tashmë më janë shuar”, përfundoi Frings. Edhe trajneri i Werderit, Thomas Schaaf ka thënë se Low është duke gabuar që nuk e merr në konsideratë Fringsin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›