Adriano kthehet ne Itali

Ndryshe nga disa ide se Adriano mund te transferohej ne nje skuader
braziliane apo te Fiorentina per Luca Toni, ai eshte kthyer sot ne
Milano per tu bashkuar me skuadren e tij, FC Internazionale. "Sipas
programit te klubit, sot Adriano eshte kthyer ne Itali. Qe neser ai do te
bashkohet me skuadren dhe do te jete ne dispozicion te trajnerit Mancini"
thoshte faqja zyrtare e Interit. Kane zgjatur keshtu pak me shume se nje jave pushimet e Adrianos ne Brazil. Sulmuesi interist shkoi ne Rio de Janeiro ne 25 tetor, i derguar nga Interi, ne menyre qe te largohej per pak kohe nga Italia ku kishte disa dite qe ishin publikuar foto te tij duke festuar ne shtepine e tij ne Como ne oret e vona te nates. "Adriano synon gjithmon te beje me te miren. Eshte nje djale shume i zoti dhe aspak i veshtire per tu stervitur. Duhet te kthehet dhe te gjeje formen e tij me te mire qe te filloje te bej punen e tij. " deklaroi Moratti. "Vendimi per ta derguar ne Brazil - shtoi Moratti - ishte nje vendim i marre nga pika e veshtrimit njerezor dhe atletik. DUke ruajtur kete ekuiliber shpresojme qe ai te kthehet ne forme dhe ti perballoje me me besim sfidat qe e presin."