E Shtunë, 31 Tetor 2026

Platini: Kampionati spanjoll me i miri

"Kampionati spanjoll eshte kampionati me i mire ne bote. Ka numrin me te
madh te lojtareve te klasit boteror. Kampionati italian eshte me i forti,
ndersa ai anglez me argetuesi." tha Platini ne nje interviste. Persa i
perket lojtareve, Ronaldinho eshte ne krye te listes se tij. "Admiroj shume Ronaldinho-n, eshte me te vertete nje artist me topin. Gjithashtu me
pelqejne shume Gerrard dhe Deco. Dhe per cmimin e futbollistit me te mire te vitit Platini dha mendimin e tij. "Kupa e botes e influencon shume kete cmim. Prandaj une personalisht do t'ja jepja nje italiani. Gjithashtu do shkoja dhe me tej dhe do thosha se ky eshte nje vit i mire per t'ja dhene nje portieri, dhe Buffoni eshte ai qe duhet ta marri." Ne lidhje me debatin e shtimit te nje arbitri apo te teknollogjise per arbitrim, Platini tha: Do te shtoja dy arbitra te tjere, brenda dhe jashte fushe. Ndersa per teknollogjine, mendoj se duhet te perdoret vetem per te percaktuar nese topi kalon vijen e portes." Ne fund Platini foli ne lidhje me numrin e skuadrave nga nje shtet ne Champions League. Ai perseriti idene e tij se nga nje shtet duhen lejuar deri ne tre skuadra dhe jo me shume. Eshte e rendesishme tha francezi qe te lejohen shtete si Rumania, Suedia apo Polonia qe te fusin nje skuader me yjet e tyre. Keshtu zhvillohet futbolli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›