Adriano, lideri i sulmit te Brazilit
Adriano do te jete udheheqesi i sulmit te Brazilit ne ndeshjen kualifikuese te se dieles, ndaj Venezueles, e vlefshme per eliminatoret e kupes se botes "Afrika e Jugut 2010". Sulmuesi i Interit do te kete partner sulmi, sulmuesin e Mancester Sitit, Robinjon, me te cilin eshte testuar ne ndeshjen e kontrollit, pak dite para se te luhet takimi zyrtar.
Adriano eshte rikthyer ne kombetaren e Brazilit, pas nje viti. Ai per shkak te demtimit qendroi per nje kohe te gjate jashte fushes, por ka pasur edhe probleme disipline. Gjithsesi i eshte dhene edhe nje here shansi per ne kombetare, kete radhe fale demtimit te Luis Fabianos. "Gjerat po me shkojne mire te Interi. Dalengadale jam duke e fituar sigurine ne vetvete se do ta fitoj vendin tim," - tha Adriano per gazetaret braziliane, pas stervitjes se djeshme qe po zhvillon kombetarja braziliane, ne nje kamp, ne malet Teresopolis. "Prania ime ne kombetare eshte rezultat i punes se madhe qe kam bere. Tani shpresoj te luaj nje rol te rendesishem ne ekipin tim kombetar," theksoi Adriano. Trajneri i Brazilit, Dunga ka perfshire ne mesfushe, dyshen Xhilberto Silva dhe Josue, te cilet do te kene ne mes te ketij reparti dyshen tjeter, Elano-Kaka. Brazili, i dyti nder 10 ekipet e zones se Amerikes se Jugut, ne 8 ndeshje ka grumbulluar 13 pike. 5 here kampionet e botes jane vene ne presion pas rezultateve dhe lojerave te dobeta. Mes rezultateve zhgenjyese perfshihet edhe humbja 2-0 me Venezuelen, ne nje miqesore qe eshte zhvilluar gjate muajit qershor.