Hungari-Shqiperi, pak nga "Futbolli Total"
Kombetarja jone vazhdon me optimizmin per te arritur nje rezultat pozitiv
Ari Han, trajneri i ekipit tone kombetar dhe Edvin Kuemen, trajneri i Hungarise, do te shpalosin idete e tyre dhe pervojen ne ekipe te ndryshme me leksionet e te njejtit autor, Rinus Mishelsit. I cilesuar si gjeniu i teorise se futbollit boteror, trajneri me i mire i shekullit te XX-te, i shpallur nga FIFA, Mishels, pati nxenes ne epoka te ndryshme dy trajneret qe drejtojne aktualisht ekipet kombetare te Hungarise dhe Shqiperise, kundershtaret e perballjes se 11 tetorit ne "Farenc Pushkash" te Budapestit. Ari Han ishte pjese e Holandes dhe Ajaksit te famshem deri ne fillim te viteve 80-te, kur bota e futbollit pa te shpalosej me sukses te plote, teoria e "Futbollit Total", me autor Meshels. Perkrah Johan Krujfit te madh, Ari Han dhe Holanda bene epoke per nje dekade. 10 vjet me vone, ne '88 nje tjeter epoke holandeze. Trajneri aktual i Hungarise, Edvin Kueman, se bashku me Rud Gulit, Marko Vanbasten, Frenk Rajkard, Ronald Kueman etj, me ne krye trajnerin e rikthyer te kombetarja e tulipaneve, Rinush Meshels, u shpallen kampione te Evropes, duke shpalosur serish futboll te jashtezakonshem.
Shqiperia
Ari Han deklaroi nje sulmues para Maltes dhe iu pergjigj gazetareve se nuk duhet te cuditen me zgjedhjen e tij, sepse skema me nje sulmues nuk do te thoshte se synohej te luhet futboll mbrojtes: 'Holanda luan gjithmone me nje sulmues, por duhet ta keni pare se sulmon per 90 minuta me 10 lojtaret qe ka ne fushe dhe mbrohet mire, ku te gjithe kthehen pas," - tha Ari Han. Keshtu, ne dy ndeshjet e para eliminatore, Han me shume se ne emra ka ndryshuar vendosjen dhe stolin e lojes se kombetares sone. Kane luajtur lojtaret qe luajne ne krah, si Agolli, Vangjeli dhe Dallku. Jane sakrifikuar lojtaret e avancuar. Edhe ne kete perballje pritet te luaje i avancuar vetem nje sulmues, ku favorit shihet Erjon Bogdani. Nga ana tjeter Edvin Koeman ka deklaruar te njejten gje, se ne ndeshjen e se shtunes, do te luaje ndaj Shqiperise me nje sulmues te deklaruar. Te dy trajneret holandeze do te perpiqen te perfitojne nga gabimet e njeri-tjetrit, ndersa paraqitet me interes se cili prej tyre do te mund te shpalose me mire stilin e lojes se Holandes, per e cilin edhe "timonieri" i Hungarise ka deklaruar se eshte duke e adaptuar ne kombetaren hungareze.
Pas dy ndeshjeve dhe para Hungarise
Formacioni i pare ndaj Suedise:
Beqaj, Dallku, Curri, Beqiri, Vangjeli, Cana, Lala, Duro, Skela, Hyka, Salihi.
Formacioni i pare ndaj Maltes:
Beqaj, Bulku, Agolli, Dallku, Curri, Cana, Duro, Hyka, Skela, Lala, Bogdani.
Formacioni i pritshem ndaj Hungarise:
Beqaj, Dallku, Curri, Beqiri , Vangjeli, Duro, Cana, Lala, Skela, Hyka, Bogdani
Dyndja e tifozeve prane kombetares
Ne ditet e fundit jane shtuar vizitat ne ambientet ku stervitet kombetarja shqiptare. Tifozet kuqezinj, te cilet nuk i mungojne asnjehere kombetares ne ndeshjet jashte kane lene per pak dite punen per t'i dhene perkrahje kombetares ne stadiumin "Farenc Pushkash". Hungari-Shqiperi pritet me interes te madh edhe nga tifozet qe do ta ndjekin nepermjet televizionit. Ndeshja do te transmetohet direkt nga TVSH-ja.
Seanca e fundit, ne Farenc Pushkash
Sot ne ora 19. 45, ne stadiumin e Budapestit pritet te zhvillohet seanca e fundit stervitore e kombetares. Seancat e meparshme jane zhvilluar ne stadiumin e dyte te kryeqytetit hungarez. Seanca e fundit do te zhvillohet ne te njejten ore, kur do te luhet te shtunen ndeshja mes dy kombetareve. Nje dite para ndeshjes, Hamdi Salihi mbetet i vetmi shqetesim pe trajnerin holandez. 21 lojtaree tjere do te jene te disponueshem.