E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suedi-Portugali, per kreun e Grupit 1

Kristiano Ronaldo ka deklaruar se humbja me Danimarken ka cenuar objektivin

Fituesi i ndeshjes Portugali-Suedi do te jete me prane kualifikimit per ne boteror. Portugalia u trondit fort, nje muaj me pare, kur i mundi brenda ne shtepi ekipi i Danimarkes. Portugezet pas rikthimit te tij jane ne pritje te fitores ne ndeshjen e dites se shtune, ndaj Suedise. Synimi i tyre eshte per te marre ne dore sa me shpejt kreun e Grupit 1. Portugalia, gjysmefinaliste e "Kupes se Botes 2006" ndodhet nje pike pas Shqiperise, Danimarkes dhe Suedise. "E di se do te jete shume me keq dhe gjerat mund te komplikohen akoma, nese nuk marrim nje rezultat pozitiv ne Suedi," - tha Ronaldo, i rikthyer ne kombetare pas demtimit ne gju. "Ne nuk duhet te humbim asnje ndeshje tjeter ne eliminatore. Kam besim se do te fitojme ndaj Suedise,' - u shpreh lojtari i Mancester Junajtid, Ronaldo. Mesfushori Manike dhe organizatori i Portugalise, Deko kane mbetur jashte formacionit per shkak te demtimeve. Mungesat e Portugalise vazhdojne edhe me mbrojtesin Rikardo Karvaljo dhe lojtarin e majte, Simao Sabrosa. Situata ne kampin e Suedise nuk eshte me e mire. Sulmuesi Henrik Larson, i rikthyer per te treten here ne kombetare, pas deklarimit te terheqjes ka mbetur jashte, per shkak te nje demtimi ne stervitje. Anderson do te zere vendin e Linderoth, pasi ky i fundit ka pesuar disa demtime gjate sezonit dhe nuk eshte ne kondicionin e duhur fizik. "Nuk me kane rezultuar kaq mungesa ne nje ekip, qe kur kam nisur punen si trajner," tha trajneri i Suedise, Lars Lagerbek. Suedezet, gjithnje ne histori kane luajtur nje futboll kolektiv dhe te forte dhe jane shquar, kur nuk i kane menduar te rrezikshem. Dy vjet me pare ata munden Spanjen ne ndeshjet kualifikuese, pa Ibrahimovicin ne fushe. Lagerbek eksperimentoi nje modul tjeter ne ndeshjet e para kualifikuese me Shqiperine dhe Hungarine. "Ne e kemi themi me pare. Do te shohim alternativen me te mire, para se te vendosim per formacionin, i cili eshte i kushtezuar nga gjendja e lojtareve," - tha Lagerbek.

A. Muraci

Skema

Suedia e ndryshoi skeme e zakonshme, 4-4-2, qe u zevendesua me skemen e re 3-5-2, Megjithese eshte perballuar me mos pelqime, sidomos pas barazimit me Shqiperine trajneri suedez ka siguruar se keshtu ekipi i tij do te rikthehet te ndeshjet e mira. Me 15 tetor Portugaline do ta vizitoje Shqiperia, ne nje ndeshje qe per portugezet nuk ka asnje kuptim vecse fitores. Portugala shihet si favorite kryesore ne grupin tone.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›