E Shtunë, 31 Tetor 2026

Producenti me 1 mijë vëllezër dhe motra!

Një producent i filmave dokumentar në Kanada pretendon se ka 1 mijë vëllezër e motra në botë, të cilët kanë lindur nga një donator sperme, që ka dhuruar 3 dekada pa ndërprerje.

Berry Stevens nga Toronto, thotë se vëllezërit e motrat e tij janë të përhapur në SHBA, Kanada, Evropë e më tej.

Zbulimet e tij vijnë në një moment kur është rritur shqetësimi për mungesën e rregullave për donatorët e spermës në SHBA.

Disa vende kanë kufij ligjorë për numrin e fëmijëve, që lindin nga një donator i vetëm, por në SHBA e Kanada nuk ekzistojnë rregulla të tilla.

Bankat e spermës kanë rregullat e tyre, por ato injorohen shpesh.

Shqetësim përbën fakti se ka një praktikë të përzgjedhjes së bebes me katalog me donatorë, bazuar në ngjyrën e syve, fizikun dhe nivelin e inteligjencës.

Kjo shton edhe rrezikun e incesteve dhe të sëmundjeve gjenetikisht të transmetueshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›