E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriano mund të ikë te Roma në dhjetor

Ish-ylli i Inter Adriano
kërkohet nga Milani dhe
Roma, por braziliani nuk do
të jetë në gjendje të kthehet
në Serie A deri në dhjetor për
shkak të impenjimit të tij me
Flamengon. Lajmi bëhet i
ditur nga agjenti i tij, Gilmar
Rinaldi, i cili ka zbuluar tani
se ekziston mundësia e rikthimit
të tij në Itali. "Deri në
dhjetor, Adriano nuk do të
lëvizë nga Flamengo. Unë jam
në bisedime me Romën, por
edhe me Milanin". Objektivi i
"Perandorit" është të luajë në
Botërorin 2010 dhe më pas të
kthehet në Europë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›