E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eto‘o përballet me "mallkimin" e lojtarëve afrikanë te Interi

Ibrahimoviç për Eto‘o... nga
pikëpamja teknike dhe ekonomike
është një shkëmbim
nga i cili Interi përfi ton. Menaxheri
ka zhvilluar bisedime të
gjata në Itali, ku ngërçi ishte rroga
vjetore: sulmuesi pretendon 11,
ndërsa klubi është gati ta paguajë
10 milionë euro në sezon. Marrëveshja
nuk është arritur, palët
do të takohen sërish sot. Përveç
afrimit të një prej elementëve më
të mirë të Barcelonës, Masimo
Morati përfiton disa miliona
euro, të cilat mund t‘i investojë
në klubin e tij. Nuk duhet harruar
as fakti që kontingjentit
zikaltër do t‘i shtohet edhe bjellorusi
Aleksandër Hleb (që i
shtohet Lucios në mbrojtje, Tiago
Motës dhe Militos). Megjithatë,
historia e skuadrës milaneze
nuk flet në favor të afrimit të
sulmuesit kamerunas. Tek Interi,
lojtarët afrikanë duket se janë
"të mallkuar": deri më tani, në
epokën Morati kanë luajtur 11
futbollistë nga "Kontinenti i Zi".
Përpara Eto‘o-së, të gjithë kanë
zhgënjyer, ose në rastin më të
mirë nuk kanë lënë gjurmë në
radhët e kampionëve të Serisë A.
Duke fi lluar nga Nuankuo Kanu,
i cili iu bashkua skuadrës pas triumfi
t me Nigerinë në Olimpiadën
Atlanta 1996. Një blerje e madhe
nga Ajaksi: me afrimin e tij Interi
shpresonte që të konkurronte me
Milanin e pathyeshëm dhe Juventusin
që po ndërtonte Marçelo
Lipi, me treshen e sulmit Viali,
Del Piero e Ravaneli. Të gjithë
e kujtojnë çfarë ndodhi: Kanu
kishte probleme me zemrën, prej
të cilave rrezikonte karrierën. Por,
me ndihmën e presidentit Morati,
ai realizoi një ndërhyrje kirurgjikale.
Si shenjë "mirënjohjeje",
nigeriani u arratis tek Arsenali,
pas 20 ndeshjeve të luajtura, ku
realizoi vetëm një gol. Blerjet e
Obafemi Martins dhe Mohamed
Kallon ishin iluzione. Lojtarë që
premtonin shumë, madje Oba
Oba ishte i përkëdheluri i presidentit
(natyrisht pas Rekobës):
por, përveç disa paraqitjeve të
mira, ndonjë goli në derbi dhe
disa sezoneve në nivele mesatare,
ata u larguan. Martins iku
në moshën 22-vjeçare, teorikisht
në momentin kur kishte të ardhmen
përpara: blerjet e Ibrës dhe
Krespos e lanë përfundimisht
jashtë Interit, pavarësisht 49 golave
në 134 ndeshje në të gjitha
aktivitetet. Njukasëlli pagoi 20
milionë euro, por tashmë "qymyrxhinjtë"
e shohin vetën jashtë
Premierligës. Nga Kallon mbahet
mend vetëm skualifi kimi 6-mujor
për substanca të ndaluara në
vitin 2003: në fund të atij sezoni
Morati e shiti te Monako, ku nuk
pati shumë fat. Aty fi lloi rënia,
duke luajtur në skuadrat arabe
dhe greke. Paraqitje të dobëta
kanë bërë edhe Pierr Uome, Siril
Domoraud, Daniel Bumsong,
Isah Eliakvu, Joel Çukvuma apo
Obina. Të vetmit që ngritën
arritën diçka ishin Taribo Uest
dhe Sallei Muntari, edhe pse
i pari i tradhtoi zikaltërit duke
u transferuar te Milani, ndërsa
i dyti, pavarësisht se është një
mesfushor shumë i mirë, ka vesin
që e lë shpesh ekipin me dhjetë
lojtarë në fushë. I vetmi që ka lënë
shenjë është Baloteli, por sulmuesi
me origjinë ganeze ka lindur dhe
është rritur, jo vetëm si sportist, në
Itali dhe luan me "axurrët" U-21.
Pra Eto‘o , përveçse do të përfi tojë
60 milionë euro tek Interi (rroga,
shpërblimet dhe përqindje nga
transferimi), duhet të thyejë një
tabu, duke u bërë ylli i parë afrikan
që shkëlqen me zikaltërit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›