E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futbollisti goditet nga rrufeja, në koma

Një mbrojtës 24-vjeçar i
skuadrës FC Nordsjaelland
(që militon në kampionatin
danez të futbollit)
Xhonatan Rihter ka rënë në
gjendje kome, pasi është goditur
nga një rrufe gjatë një
ndeshjeje miqësore të ekipit të
tij. Richter është goditur pikërisht
gjatë ndeshjes kundër
skuadrës së dytë të Hvidovre,
në një periudhë kur koha ishte
e vrenjtur dhe sapo kishte
filluar të binte shi. Lojtari i
goditur nga rrufeja është në
një gjendje kritike për jetën
dhe të gjithë luten për daljen
e tij të shpejtë nga koma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›