Totenhem-Siti, luftë për Bekhamin
"Beckham War". Ja titulli që shfaqet në versionin online
të "The Sun". Mesfushori i Los Anxhelos Galaksi,
Devid Bekham, është në qendër të një interesi në rritje
nga ana e klubeve të Premier League. Sikurse bën të
ditur tabloidi britanik, Totenhem dhe Mançester Siti janë
të gatshëm të bëjnë ofertat e tyre për "Spice Boy"-n, i cili
mezi pret të largohet nga SHBA në fund të kampionatit
amerikan. "Unë dua të kthehem te Milani, por tashmë dua
të përqendrohem në MLS", është shprehur vetëm pak ditë
më parë Bekhami, i cili u përfshij në një sherr me tifozët e
Galaksit. Tani ai e thotë hapur vullnetin e tij. Anglezi do të
donte të ishte i lirë që gjatë kësaj vere, por, sipas "Corriere
dello Sport", duhet paguar një gjobë prej 13 milionë eurosh.
Për momentin, Milani është shumë i zënë me lloje të tjera
investimesh, por në ndihmë mund të vijë "Adidas", që te
Milani humbi një kampion si Kaka.