E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arjan Beqaj do të përballet përsëri me Ibrahimoviçin

Famagusta (Start) Portieri i kombëtares kuqezi, Arjan Beqaj, do të jetë përballë gjigandit suedez, Zllatan Ibrahimoviç, edhe një herë tjetër. Anorthosis i Beqajt do të presë sonte në Famagusta Interin.

Kampionët e Italisë udhëheqin grupin B me 7 pikë, ndërsa qipriotët ndodhen të dytët me 4 pikë. Ndeshja e parë në “San Siro” përfundoi me fitoren e zikaltërve me rezultatin minimal 1-0. Goli u shënua nga Adriano, lojtar që nuk do të jetë i përfshirë në ndeshjen e sotme.

Kjo sfidë është disi e veçantë për futbolldashësit shqiptar, pasi brenda dy muajve do të jetë përballja e tretë mes portierit Beqaj dhe Ibrahimoviçit. Në dy përballjet e para, një në rang përfaqësuesesh në Tiranë, dhe tjetra në Ligën e Kampioneve, suedezi nuk ka arritur dot të prekë portën e Beqajt.

Fomacionet e mundshme të skuadrave për sonte:

ANORTHOSIS (4-5-1): Beqaj; Okokolijc, Costantinou, Leiwakabessy, Georgiou; Laban, Dobrasinovic, Katsavakis, Paulo Costa, Bardon; Sosin. Trajner: Ketsbaia.

INTER (4-3-3): Julio Cesar; Maicon, Burdisso, Materazzi, Zanetti; Vieira, Cambiasso, Stankovic; Quaresma, Ibrahimovic, Balotelli. Trajner: Mourinho.

Gjyqtar: Duhamel (Franc).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›