E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma do të provojë për herë të fundit të kalojë krizën

Romë (Start)- Roma, e drejtuar nga Spaleti, do të provojë sonte për herë të fundit në është e vlefshme për një veprimtari si Liga e Kampioneve apo jo.

Verdhekuqtë, të ndodhur në një situtë emergjence, do të presin sonte në tempullin e tyre “Olimpiko” blutë e Londrës.

Roma vjen pas humbjes në Torino përballë Juventusit 0-2, ndërsa Çelsi arriti një fitore të thellë me Sanderlandin 5-0. Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Londër para dy javësh, verdhekuqtë bënë një paraqitje të mirë, ku ndeshjen e humbur 0-1, e vendosi vetëm një episode i ndeshjes.

Pas dy javësh, gjendja paraqitet mjaft e “pashpresë” tek romanistët, të cilët kërkojnë “mëshirën” ë bluve për të mbijetuar në kompeticionin më të rëndësishëm të klubeve.

Skuadrat në përballjen e sotme të orës 20:45, mund të paraqiten me këto informacione:

ROMA (4-2-3-1): Doni; Panuçi, Mekses, Huan, Rise; De Rosi, Pixarro; Tadei, Perrota, Vuçiniç; Toti. Trajner: Spaleti.

Çelsi (4-1-4-1): Çeh; Bosinga, Aleks, Terri, Brixh; Mikel; Kalu, Lampard, Deko, Xho Kol; Anelka. Trajner: Skolari

Gjyqtar: Medina Kantalejo (Spanjë).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›