E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriano nuk heq dorë nga festat

Zgjati shumë pak faza e "rikrijimit" të Adrianos. Sulmuesi, i cili në momentin e lajmërimit të kalimit të tij në huazim te San Paolo premtoi se do të ndryshonte jetë duke hequr dorë nga zakonet e shëmtuara, dhe që e cuan drejt alkoolit, të premten e kaluar u fotografua nga paparacët në Rio de Zhaneiro, ndërsa pinte birrë në një festë, ku ishte e pranishme edhe ish e dashura e Fiorentina Edmundo. Imazhet u publikuan në disa prej gazetave më të rëndësishme braziliane: "O Estado de Sao Paulo", "O Dia" e "Lance". Sipas një të pranishmi, Andre Barboza, Adriano kishte pirë disa birra, por pa ekzagjeruar. Në fund, fesdta përfundoi me alkoll, ku 300 të ftuarit thanë qindra shishe me shampanjë dhe mbi 50 shishe uiski, e për më tepër një sasi të konsiderueshme vodka. Të shtunën e kaluar, "Perandori" u fotografua teksa pinte kësaj radhe në shoqërinë e Ronaldos. Pjesëmarrja e Adrianos në festë, në ditën e tij të parë si lojtar i San Paolos, bëri bujë në të gjitha gazetat, por provokoi edhe drejtuesit e klubit brazialian. "Nuk dinim asgjë, - tha zëvendëspresidenti Karlos Augusto de Barros e Silva. – Lojtari është me pushime. Nëse nuk e ka ekzagjeruar, atëherë është gjithcka në rregull". Edhe shefi i sektorit të futbollit të San Paolos, Marco Aurelio Cunha tha: "Kemi një marrëveshje me Adrianon dhe deri tani e ka respektuar. Nuk mund të prishin dy apo tre festa punën e madhe të njëzet ditëve. Sidoqoftë, do të flasim me të për sjelljen e tij".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›