Maradona, pro Ahmadinexhadit, kundër Bushit

Diego Aramando Maradona vazhdon të flasë si një antikonformist dhe të marrë një pozicion politik. Jashtëklasi argjentinas, i cili më parë ka qenë një polemizues i madh i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh W. Bush, tani është solidarizuar me një fjalim të presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhad, i cili konsiderohet si armiku numër një i administratës amerikane dhe për paqen ndërkombëtare. Të dielën, gjatë një ndeshje shoubol (një lloj futbolli kalcetoje), Maradona i dhuroi një bluzë të nënshkruara një përfaqësuesi të ambasadës iraniane në Buenos Aires, Mohsen Baharvand, duke i rrëfyer dëshirën e tij për të njohur personalisht Ahmadinexhadin.