E Shtunë, 31 Tetor 2026

I jashtëzakonshmi Inter

As dhe kampionët e botës nuk ia arritën të frenonin Interin. "Banda" e Mancinit i "ekzekutoi" edhe Milanin duke fituar titullin simbolik kampion i dimrit kur duhen edhe dy ndeshje për t'u luajtur nga përfundimi i fazës së parë. Kishte ndodhur vetëm dy herë në epokën e tri pikëve për një fitore dhe pikërisht në dy kampionatet e fundit: Juventusi në sezonin 2005-2006 dhe Interi në sezonin 2006-2007.
Klubi i Moratit duket se nuk ka asnjë pengesë për të fituar titullin e tretë rresht. Titujt dimërorë kanë vetëm një vlerë simbolikem, edhe pse ato hapin rrugën drejt fitimit të kampionatit. Në kampionatet me 20 skuadra, fitimi i dyfishtë kampion dimri dhe kampion sezoni ka ndodhur 6 herë: Torino 1948-49, Juventus 1949-50, 1951-52, 2004-05, 2005-06 dhe Interi 2006-07). Vetëm dy herë kampioni i dimrit nuk është shpallur kampion kombëtar: Juve në sezonin 1946-47 dhe Interi në sezonin 1950-51.
Në përgjithësi, kjo e vitit 2007 është për Interin hera e 15-të që zilkaltërit shpallen kampion dimri.
Tetë herë ia kanë në 14 raste ia kanë dalë të fitojnë kampionatin: në sezonet 1929- 30, 1937- 38, 1952- 53, 1953-54, 1965-66, 1979-80, 1988-89 dhe sezonin e kaluar. Zikaltërit kanë dështuar në këto sezone: 1933-34 (fitoi kampionatin Juventusi), 1950-51 (Milani), 1960-61 (Juventusi), 1961- 62 ( Milani), 1966- 67 ( Juventusi) dhe 1990-91 (Sampdoria).
REKORDET "ZIKALTËR"

Mesatarja e pikëve: 2.48

Një marshim triumfal i kampionëve të Italisë. Të jashtëzakonshëm, si viti i tyre 2007. Në 37 ndeshje të luajtura, duke u nisur nga 13 janari i vitit 2007 (20 në sezonin e kaluar dhe 17 në këtë aktual), zikaltërit kanë grumbulluar 92 pikë, 22 më shumë se Roma, e dyta, që është edhe e vetmja skuadër që ka mundur Interin (3-1, më 18 prill në "San Siro"). 92 pikë në 37 ndeshje, që do të thotë 2.48 pikë në cdo 90 minuta lojë. Askush, qysh kur janë vendosur tri pikët, nuk ka pasur një rendiment të tillë. Juventusi e kishte mbyllur me një mesatare pikësh: 2.38, 93 pikë në 39 ndeshje.
REKORDET
Nuk humbet prej 23 ndeshjesh
Interi është e vetmja skuadër në Itali, nga Seria A deri te ajo C2, që nuk është mposhtur. Me suksesin në derbi (i treti rresht, përshirë edhe dy takimet e fituara sezonin e kaluar), e coi serinë e rezultateve pozitive në 23 takime. Pas humbjes me Romën gjatë sezonit të kaluar, ka arritur 18 fitore dhe 5 barazime.
28 transferta pa humbje
Interi ka serinë më të gjatë pozitive në transfertë: 28 ndeshje. Humbjen e fundit në kampionat zikaltërit e kanë pësuar, më 30 prill 2006 në Empoli, pas një autogoli të Materacit në kohën shtesë. Pas kësaj: 20 fitore dhe 8 barazime.
10 fitore resht
Falë fitores me Milanin, Interi regjistroi fitoren e dhjetë pa ndërprerje midis kampionatit (6), Ligës së Kampioneve (3) dhe Kupës së Italisë (1). Skuadra e fundit, që Interi nuk arriti të mundë është Juventusi (1-1, më 4 nëntor në Torino). Mancini është vetëm një ndeshje larg rekordit të tij të vendosur sezonin e kaluar me 11 suksese.
Interi, 112 gola rresht
Zikaltërit janë mitikë, parasëgjithash në "San Siro". Jo vetëm se kanë fituar 25 pikë nga 27 të mundshmet (8 fitore dhe një barazim), por sistematikisht shënojnë prej 47 ndeshjesh: 112 gola në total. Ndeshja e fundit kur Interi nuk ka shënuar është ajo kundër Rexhinës(0-0), më 9 maj 2005.
Kruz, gol në nëntë ndeshje
Për temën "gol", rekordi i fundit i përket Hulio Kruzit, i cili vazhdon të shënojë me një rregullis impresionuese. Në nëntë ndeshjet e fundit si titullar, argjentinasi nuk ka dështuar asnjëherë: 9 ndeshje, 9 gola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›